Kështu mund t'i përmirësojmë problemet me qarkullimin e dobët të gjakut

Shëndetësia

Kështu mund t'i përmirësojmë problemet me qarkullimin e dobët të gjakut

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Te problemet serioze jo rrallëherë shfaqet edhe ndjenja e lodhjes kronike dhe plogështisë, ushtimë në vesh, marramendje dhe dridhje në duar dhe këmbë. Fajtori është pllaka yndyrore që grumbullohet brenda enëve të gjakut që i bën më të ngushta, por kjo mund të jetë edhe si pasojë e qarkullimit të dobët të gjakut, mungesa e hekurit dhe qëndrimi ulur i tepërt apo mungesa e lëvizjes

MISHI PA YNDYRË, VAJI I ULLIRIT DHE SOJËS

Koenzima Q10 është shumë e dobishme në forcimin e muskulit të zemrës. Pleqëria, stresi dhe sëmundjet e dobësojnë muskulin, por mund ta forcojmë me mish pa yndyrë dhe me vaj ulliri dhe të sojës.

DOMATET NË KOMBINIM ME VAJ KANË EFEKT MË TË FORTË

Likopeni në domatet e papërpunuara dhe në prodhimet e domates ulë rrezikun nga sëmundjet koronare, e efekti është edhe më i fortë nëse i kombinoni me vaj.

SARDELET E PJEKURA JANË INVESTIMI MË I MIRË NË SHËNDET

Aminoacidet omega-3 dhe vitaminat A, C, E janë shumë të rëndësishëm në pastrimin e enëve të gjakut dhe në mbajtjen e një sistemi të shëndoshë të qarkullimit të gjakut. Për të qenë të sigurt, hani mish peshku, të kuqtë e vezës dhe agrume, kivi, speca të kuq dhe bizele, pastaj badem, tunë, vaj luledielli dhe drithëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat