Fëmijët që drekojnë me prindërit e tyre nuk janë viktima të varësisë

Shëndetësia

Fëmijët që drekojnë me prindërit e tyre nuk janë viktima të varësisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen kryesisht në shtëpi, shmangin ushqimet e shpejta dhe ëmbëlsirat, kanë një shans shumë më të ulët për të shtuar peshë

Bazuar në rezultatet e një studimi në të cilin morën pjesë fëmijët e moshës nëntë deri në katërmbëdhjetë vjeç, u vërtetua se ata që drekojnë në shtëpi me prindërit e tyre, hanë më pak ushqime të skuqura, të pashëndetshme dhe pinë lëngje.

Ushqimi i tyre bazohet në perime dhe lëndë ushqyese kryesore, kalcium, hekur dhe fibra.

Përveç kësaj, ata pinë më shumë ujë dhe më pak lëngje.

Ngrënia me familjen është një mundësi e shkëlqyeshme që fëmijët të njihen me të gjitha ushqimet dhe të pasurojnë dietën me shije të reja.

Ai që ha drekë me prindërit e tij nuk ka vese

Përveç kësaj, drekat e shpeshta familjare, kanë fuqinë për të zvogëluar rrezikun e depresionit dhe çrregullimeve të ngrënies. Ne, madje mund të mbrohemi nga veset, thotë studiuesit.

Hulumtuesit kanë vërtetuar se fëmijët që drekojnë me prindërit e tyre të paktën pesë herë në javë, më rrallë vendosin të pinë duhan, të konsumojnë alkool dhe drogë. Adoleshentët që drekojnë me familjet e tyre më pak se tre herë në javë kanë një rrezik në rritje të përdorimit të drogës tre herë e gjysmë. Ata kanë tre herë më shumë gjasa të provojnë marihuanë, dy herë e gjysmë që do të pinë duhan dhe janë më të prirur ndaj alkoolit.

Studiuesit kanë vërtetuar se të rinjtë dhe të moshuarit, të cilët drekojnë rregullisht me familjet e tyre, kanë më pak probleme me stresin, sepse ata duke u ushqyer marrin mbështetjen e më të afërtve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat