A keni dëgjuar për çajin nga bananet?

Shëndetësia

A keni dëgjuar për çajin nga bananet?

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 14:27
Foto Ilustrim

Nuk ka pothuajse asnjë person që nuk i pëlqen ky frut i verdhë, tropikal, i cili është në dispozicionin tonë gjatë gjithë vitit. Mund të hahet më vete, ose si përbërës në shumë ëmbëlsira, pasta ose gota me fruta.

Përveç përdorimit të gjerë në dietë, bananet mund të ndikojnë edhe në shëndet. Falë përqindjes së lartë të kaliumit, bananet ulin presionin e gjakut. Ato janë gjithashtu të pasura me natrium, prandaj ato janë një diuretik i mirë dhe ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të tepërta të grumbulluara në trup.

Bananet përmirësojnë gjendjen shpirtërore, dhe janë veçanërisht të mira pas diarresë, sepse rikthejnë mineralet e humbura. Sidoqoftë, ky frut i fuqishëm ka një qëllim tjetër që pak njerëz e dinë.

Nëse keni probleme me pagjumësinë dhe nuk mund të bini në gjumë aq lehtë, çaji me banane do të jetë një ndihmë e madhe. Në vend të pilulave të gjumit, bëjeni këtë një pije të shëndetshme që

Nga përbërësit për këtë çaj, do t’ju duhet një banane, gjysmë litër ujë, një majë kanelle për shije, dhe gjithashtu mund të shtoni pak mjaltë. Përgatitja: Lani mirë bananen, por mos e qëroni, thjesht pritini skajet dhe vendoseni në ujë të vluar që të gatuhet për dhjetë minuta. Kur bananja të jetë gatuar, hiqeni nga uji dhe lëreni ujin të ftohet. Pini çajin një orë para gjumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat