Çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes

Shëndetësia

Çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Keni dëgjuar ndonjëherë për çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes (ADHD)? Është një çrregullim që prek fëmijët, të cilët janë tepër aktiv dhe kanë mungesë të theksuar të përqendrimit. Ata kanë nevojë për kujdes dhe arsim special, pasi nuk mund të trajtohen dot si pjesa tjetër e fëmijëve për shkak të vështirësive që hasin. Trajtimi është e mira të nisë sa më herët në mënyrë që të mos instalohen probleme e të mos ndihen pasojat edhe në vitet e mëvonshme tek këta fëmijë. Më poshtë ju sjellim fjalët e Lapo Elkann, aksionerit kryesor të kompanisë Fiat, i cili ishte i prekur nga ADHD dhe tashmë ka krijuar edhe një fondacion në ndihmë të fëmijëve me ADHD.

“Unë vuaj nga hiperaktiviteti si fizik, edhe mendor dhe, 30 vjet më parë, këto probleme ishin pak tënjohura. Nuk arrija dot të përqendrohesha, isha edhe disleksik. Kam humbur dy vite në shkollë, kam pasur vështirësi në universitet dhe kjo gjë më ka bërë të ndihem më inferior se miqtë e mi dhe më ka nxitur tëtregoj se vlej më shumë.

Tashmë ka shumë mënyra, si terapia Emdr, për t’i ndihmuar fëmijët ta drejtojnë energjinë në drejtimin e duhur. Unë e shpenzoja në vendet e duhura dhe në vendet e gabuara dhe tashmë, kur më është dhënëmundësia të ndihmoj të tjerët, sigurisht që i kam ndihmuar të veprojnë ndryshe e të përqendrohen nëgjërat e duhura për të investuar energji. Në fondacionin tim, ne ndihmojmë rreth 6000 të rinj për t’ia dalëme çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes (ADHD) dhe kemi rreth 600 të punësuar qëmerren me këta të rinj.

Kam kuptuar se nuk fiton dot asnjëherë i vetëm në jetë. Kam mësuar t’i pranoj pikat e mia të dobëta dhe të kërkoj ndihmë kur duhet. Të gjithë kanë dobësitë e tyre, të gjithë vuajnë, të gjithë kanë rënie dhe çelësi është të mos kesh turp nga dobësitë e tua. Unë kam pasur shumë, dhe për to është folur kudo. Më bëhet qejfi? Sigurisht që jo. Këto ngjarje më kanë bërë të vuaj, por tani kam avantazhin madhor të mos kem asgjë për të fshehur”. – Fjalët e Lapo Elkann lidhur me çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes (ADHD).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat