Tromboza e lidhur me pacientët me koronavirus me simptoma të buta

Shëndetësia

Tromboza e lidhur me pacientët me koronavirus me simptoma të buta

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:45
Foto

Sipas një studimi evropian, pacientët me COVID-19 të cilët nuk kanë simptoma të rënda, përballen me një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut, që quhet trombozë e venës (venous thromboembolism) (VTE). Më parë, rreziku i mpiksjes së gjakut ishte vënë re tek pacientët e infektuar me simpoma të rënda.

Hulumtuesit gjurmuan 2,292 pacientë që ishin paraqitur në dhomat e urgjencës në spitale me simptoma të buta ose të moderuara të COVID-19 por pa trombozë në vena. (VTE)

Katër javë më vonë, afërsisht 1 në 200 pacientë, të infektuar me simptoma të buta që nuk ishin shtruar në spital, dhe 5 në 200 pacientë me simptoma të moderuara, kishte zhvilluar trombozë në venë, thanë hulumtuesit të premten në revistën “Thrombosis Research”.

Hulumtuesit arrijnë në përfundimin se mjekët që kujdesen për pacientët me simptoma të buta dhe të moderuar të COVID-19 duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe, “veçanërisht për pacientët me COVID-19 të moderuar që u duhet të shtrohen në spital”.

Dozat e larta të ilaçeve që hollojnë gjakun parandalojnë mpiksjen tek pacientët me COVID-19 me simptoma të moderuara.

Tek pacientët e shtruar, me simptoma të moderuara të cilët kanë nivele të larta të proteinës D-dimer (D-dimer është një nga fragmentet e proteinave të prodhuara kur një mpiksje gjaku shpërndahet në trup) që nënkupton një rrezik më të lartë se mesatraja për mpiksje të rrezikshme gjaku, trajtimi me doza të larta të holluesit të gjakut LMWH (heparin me masë të ulët molekulare) uli ndjeshëm shanset e formimit të mpiksjes dhe vdekjes, sipas të dhënave nga një provë klinike.

Shkalla e formimit të trombozës në venë (VTE) ose vdekja ishte 28.7% tek grupi me dozë të lartë, krahasuar me 41.9% tek pacientët që merrnin një dozë standarte.

Pas përllogaritjes së faktorëve të ndryshëm, ulja e rrezikut ishte rreth 32% kur flitet për dozë të lartë të heparinës, thanë studiuesit të hënën në një raport të botuar në revistën mjekësore “JAMA Internal Medicine”.

Drejtuesi i studimit Dr. Alex Spyropoulos tha se hulumtuesit i filluan provat klinike pasi kishin parë pacientët të formonin mpiksje gjaku dhe të vdisnin ndërsa merrnin dozën standarte të ilaçit që hollon gjakun./VOA

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat