Cilat janë shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit, te burrat dhe gratë

Shëndetësia

Cilat janë shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit, te burrat dhe gratë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Dhimbje ose ndryshime në pamjen e gjirit mund të jenë shenja paralajmëruese për diçka më serioze. Shenja si gunga ose ndryshime në thithën e gjirit janë të parat që njerëzit vënë re.

Në fillim, një grua mund të vërejë një ndryshim në gji teksa kryen ekzaminimin mujor. Shenjat e hershme të kancerit të gjirit përfshijnë:

- ndryshimet në formën e thithës
- dhimbja e gjirit nuk largohet pas periodave
- një gungë nuk largohet pas periodave
- ka rrjedhje nga thithat, një lëng që mund të jetë i tejdukshëm, i kuq, kaf ose i verdhë
- skuqje e pashpjegueshme, ënjëjte, acarim ose kruajtje e lëkurës
- ënjtje ose gungë rreth klavikulës ose nën krah

Shenjat e mëvonshme të kancerit të gjirit përfshijnë:

- tërheqje e thithës
- zmadhim i njërit gji
- zbehje e sipërfaqes së gjirit
- zmadhim të gungave
- një ndjesi si lëvozhgë portokalli në lëkurë
- mungesë oreksi
- humbje peshe
- nyje limfatike të zgjeruara në sqetull
- vena të dukshme në gji

Shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit te burrat

Kanceri i gjirit nuk lidhet zakonisht me burrat, por mund të ndodhë në raste të rralla në çdo moshë, edhe pse është më i zakonshëm te burrat e moshuar. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se burrat kanë gjithashtu ind gjiri dhe qelizat e këtij indi mund të pësojnë ndryshime kanceroze. Simptomat janë:

- trashje e indit të gjirit
- rrjedhje nga gjiri
- skuqje ose acarim i thithës
- thithë e tërhequr
- skuqje e pashpjegueshme, ënjtje, acarim dhe kruajtje e lëkurës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat