Largoni puçrrat e zeza për vetëm pesë minuta

Shëndetësia

Largoni puçrrat e zeza për vetëm pesë minuta

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 11:17
Ilustrim

Puçrrat e zeza nuk janë diçka e panjohur për shumicën e grave, ato paraqiten në hundë, mollëza ose edhe në qafë.

Këto puçrra nuk janë të dëmshme për lëkurën tuaj, por shumica prej njerëzve nuk i pëlqejnë ato, madje shpesh ndihen edhe keq prej tyre, pasi ato jo rrallë herë duken keq, madje bëjnë që të duket sikur kemi lëkurë jo të shëndetshme dhe me probleme.

Të njëjtat paraqiten për disa arsye, kryesisht për shkak të problemeve hormonale, lëkurës së yndyrshme ose edhe problemeve të tjera me lëkurën.

Por, për fat të mirë, ekziston një metodë natyrale për të “luftuar” puçrrat e zeza që ndonjëherë na shqetësojnë aq shumë.

Ekziston një maskë e thjeshtë dhe efektive që mund ta bëni në shtëpi dhe për të cilën ju duhen vetëm dy përbërës, gjysmë limoni dhe pak mjaltë.

Mënyra e përgatitjes:

Ndajeni gjysmën e limonit në dy gjysma dhe shtoni mjaltë në secilën pjesë. Pastrojeni fytyrën tuaj mirë, më pas fërkoni fytyrën tuaj me limon dhe mjaltë në zonën ku i keni puçrrat. Pas 5-7 minuta, lajeni fytyrën tuaj me ujë të ftohtë.

Ju do të shihni rezultatet menjëherë pas tretmanit të parë, lëkura juaj do të jetë e butë, e pastër dhe definitivisht pa puçrra të zeza. Përsëriteni këtë tretman disa herë në javë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat