Çfarë tregon ngjyra e buzëve për shëndetin tuaj?

Shëndetësia

Çfarë tregon ngjyra e buzëve për shëndetin tuaj?

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 06:21
Ilustrim

Mjekësia popullore në lindje ka një interpretim interesant të gjendjes shëndetësore sipas ngjyrës së buzëve tuaja. Shikoni në pasqyrë dhe kuptoni se çfarë problemi keni me organizmin tuaj. Buzët normale duhet të jenë me ngjyrë rozë deri në rozë të errët, ndërsa të gjitha nuancat e tjera tregojnë për disa probleme në trup.

Rozë e zbehtë 

Nëse buzët janë të zbehta, pothuajse me ngjyrën e lëkurës, kjo është shenjë e anemisë. Trupit tuaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, kështu që ju duhet të hani ushqime të pasura me hekur, të tilla si brokoli apo spinaqi.

E kuqe e fortë

Nëse buzët tuaja janë shumë më të kuqe se sa duhet, kjo do të thotë se trupi po mbinxehet dhe mëlçia po punon më shumë se sa duhet, sipas “bë”. Mëlçia është “organ i heshtur”, që “nuk ankohet”, kështu që mos prisni derisa ajo sëmuret, por ndërmerrni diçka për këtë.

Ngjyrë vjollcë në të gjelbër

Nuk është e pazakontë edhe njerëzit e shëndetshëm herë pas here kanë këto ngjyra në buzë gjatë dimrit, por në qoftë vazhdimisht duken kështu, atëherë kjo tregon probleme me zemrën dhe mushkëritë, kështu që është mirë të konsultoheni me mjekun dhe t’i kontrolloni këto organe.

Vjollcë e mbyllët

Kur buzët kanë këtë ngjyre, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull me organet e tretjes, prandaj këshillohet ndalimi i ushqimit të shpejtë dhe të hani ushqime të freskëta të pasura me fibra.

Skajet e buzëve me ngjyrë vjollcë të errët

Nëse vetëm skajet e ngjyrës e kanë këtë ngjyrë, kjo do të thotë se trupi juaj ka një çekuilibër të të ashtuquajturit yin-yang nga medicina kineze, shkruan noa.al. Nga kjo mund t’ju ndodhë të keni herë ftohtë e herë nxehtë. Në këtë rast pushoni mirë, hani mirë, por mos hani ushqime të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat