Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës F

Shëndetësia

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës F

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 20:05
Ilustrim

Mungesa e vitaminës F shfaqet në mënyra të ndryshme te fëmijët dhe te të rriturit.

Më të rinjtë ndiejnë etje, infeksione kronike, sinuse, derisa te të rriturit simptoma e parë është lëkura e thatë.

Te të sëmurit nga sheqeri, kjo vitaminë zvogëlon rrezikun e dëmtimit të sistemit kardiovaskular dhe sëmundjeve të syve. Po ashtu zbut dhimbjet menstruale, ndërsa gjen zbatim në terapinë e sterilitetit te të dyja gjinitë, sidomos te meshkujt.

Mungesa e vitaminës F çon edhe në zhvillimin e aterosklerozës dhe arteriosklerozës, trombozës, dhe mund të çojë edhe deri te infarkti i miokardit, diarresë, uljes së rezistencës së organizmit ndaj viruseve dhe baktereve.

Për të përmbushur nevojat ditore për këtë vitaminë, në gjellë duhet hedhur vaj të lulediellit, dy lugë e gjysmë, pasi që ai është i pasur me këtë përbërje të rëndësishme.

Efekt të njëjtë përmes konsumimit kanë dhe farat e zeza. Me vitaminë të pasur F janë edhe susami, kikirikët. Më së miri absorbohen në kombinim me vitaminë E.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat