Pini katër kafe në ditë? Kemi një lajm të mirë për ju

Shëndetësia

Pini katër kafe në ditë? Kemi një lajm të mirë për ju

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 21:20
ilustrim

Një studim i ri i kryer nga ana e shkencëtarëve spanjollë tregon se konsumimi i shpeshtë i kafesë është i lidhur me uljen e rrezikut nga vdekshmëria, transmeton KosovaPress.

Hulumtimi është prezantuar në Kongresin evropian të kardiologëve në Spanjë.

Të dhënat tregojnë se personat që pinë të paktën katër kafe në ditë kanë 64 për qind më pak rrezik nga vdekshmëria për dallim prej atyre që e pinë rrallë ose nuk e konsumojnë kafenë.

Në këtë hulumtim, i cili ka zgjatur dhjetë vjet, kanë marrë pjesë 20.000 persona.

Po ashtu, personat mbi moshën 45-vjeç kanë 30 për qind më pak rrezik nëse pinë dy kafe në ditë.

Studimi ka ofruar të dhëna të ngjashme me dy studime të mëhershme këtë vit, të cilat tregojnë se kafeja ndikon pozitivisht në organizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat