Cila ngjyrë ul apetitin dhe cila ngrit tensionin?

Shëndetësia

Cila ngjyrë ul apetitin dhe cila ngrit tensionin?

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 21:52
ilustrim

Çdo ngjyrë ka domethënien e vet specifike. Ngjyrat ndikojnë edhe në disponimin dhe sjelljen tonë.

Ne flemë më lehtë në një ambient me ngjyrë të kaltër, derisa ngjyra rozë na sjell buzëqeshje. Kombinimi i ngjyrës së verdhë dhe e kuqe shtojnë apetitin, derisa e kaltra e ul atë.

Për të bërë ambientin tuaj sa më tërheqës për trupin dhe mendjen, shikoni domethënien e ngjyrave tuaja më të adhuruara.

Studimet e fundit kanë treguar se e kuqja ka gjatësinë më të madhe valore në mesin e ngjyrave, andaj ajo dallohet më lehtë.

E kuqja është ngjyrë e energjisë, pasionit, veprimeve. Nëse jemi të rrethuar në një ambient me ngjyrë të kuqe, mund të bëhemi të shqetësuar dhe të zemëruar, andaj rekomandohet shmangia e kësaj ngjyre në mure.

Ngjyra e kuqe rrit edhe nivelin e energjisë sonë fizike, përshpejton rrahjen e zemrës dhe tensionit të gjakut, si dhe nxit lirimin e adrenalinës. Personat që pëlqejnë këtë ngjyrë janë optimistë dhe të guximshëm.

Në bazë të një ankete të kryer nga disa kompani globale të marketingut, 40 për qind e njerëzve pëlqejnë ngjyrën e kaltër.

Shikuar nga perspektiva e psikologjisë, e kaltra është ngjyrë e besimit, përgjegjësisë  dhe sigurisë. Zvogëlon stresin dhe krijon ndjenjën e qetësisë, andaj është zgjidhje ideale për dhomën e fjetjes dhe dhomën e ditës.

Personat që pëlqejnë këtë ngjyrë janë konservatorë, të besueshëm dhe nuk dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Ngjyra e verdhë nuk është e pëlqyeshme në aeroplanë, por është zgjidhje e shpeshtë në hapësira banimi ose zyra. Ajo nxit kreativitetin, optimizmin dhe perceptim më të mirë.    

Megjithatë, një ambient me ngjyrë tepër të verdhë shkakton shqetësim dhe jo stabilitet emocional. Adhuruesit e kësaj ngjyre shpesh janë persona kreativë dhe të prirë për të qenë perfektë.

Ngjyra rozë shkakton zemërimin dhe ankthin. Në psikologji kjo konsiderohet si ngjyrë e shpresës. Forcon emocionet tona dhe zbut ndjenjën e zemërimit. Personat që adhurojnë këtë ngjyrë janë të ndjeshëm, shpirtgjerë dhe të afërt me miq.

Ngjyra vjollcë ka të bëjë me imagjinatën dhe anën shpirtërore. Nëse kërkoni ngjyrë ideale me të cilën do të lyeni muret e zyrës suaj, atëherë kjo është ngjyra ideale.

E bardha nënkupton pastërtinë dhe fillimin e ri, ndërsa e zeza në psikologji përfaqëson fuqinë dhe kontrollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat