Pse e hapim gojën në mënyrë të pavullnetshme?

Shëndetësia

Pse e hapim gojën në mënyrë të pavullnetshme?

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 22:48
Ilustrim

Ju të gjithë mund të jeni duke hapur gojën për gjumë, vetëm duke lexuar këtë fjali, përfundimisht është ngjitëse. Tani studiuesit kanë hedhur një vështrim mbi atë çfarë ndodh në trurin tonë për t’i dhënë përgjigje pyetjes tonë.

Një ekip i universitetit të Nottinghamit zbuloi se kjo gjë ndodh në një pjesë të turit, e cila është përgjegjëse për funksionimin e forcës lëvizëse.

Hapja e gojës është një formë shumë e zakonshme e sindromës echophenomena, që është imitim në mënyrë automatike të veprimeve të dikujt tjetër.

Dr. Andrew Gallup, psikolog në një institut politeknik, i cili ka kryer kërkime në lidhjen midis empatisë dhe hapjes së gojës, tha se ne ende dimë relativisht pak për rreth arsyes se pse ne hapim gojën për gjumë, shkruan tvklan. Studime të ndryshme kanë propozuar lidhje mes kësaj dukurie ngjitëse dhe ndjeshmërisë, megjithatë kërkimet që mbështesin këtë lidhje janë të ngatërruara dhe jo konsistente.

Konkluzionet e deritanishme nuk mund të provojnë ende se akti i hapjes së gojës ka të bëjë me empatinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat