Flini mjaftueshëm, mungesa e gjumit ju shkakton ankth

Shëndetësia

Flini mjaftueshëm, mungesa e gjumit ju shkakton ankth

Nga: Dr. Agon F. Bislimi Më: 4 shtator 2017 Në ora: 23:44
Foto ilustrim


Ankthi rritet kur fle pak.Kjo është ajo që ka dalë nga një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin Binghamton shkruan Dr. Agon F. Bislimi. 

Duket e çuditshme, por është zbuluar se ka një lidhje mes mendimeve negative dhe disa orëve gjumë. Nëse vuani nga ankthi, ju duhet të filloni të ndryshoni stilin e jetës tuaj dhe mbi të gjitha ju duhet të merrni parasysh orët që ju kaloni në pushim. 

Nëse ju flini shumë pak, shumë lehtë mund të bini pre e pesimizmit dhe e një gjendjeje të shqetësuar.Studiuesit kanë kërkuar për të provuar nëse ekziston një lidhje midis gjumit dhe shfaqjes së ankthit dhe mendimeve negative. Ata kanë përfshirë në kërkimin shkencor 100 studentë të cilët iu përgjigjën një pyetësori mbi zakonet e jetës së tyre të përditshme dhe në mënyrë të veçantë gjatë natës.Ata kanë vëzhguar gjendjen emocionale të studentëve dhe kanë parë nëse ata vuajnë nga ankthi.

Nëpërmjet krahasimit është vënë re se studentët që kishin ndenjur zgjuar me orë të tëra dhe që flinin pak binin më lehtë pre e mendimeve negative dhe ankthit. Në të kundërtën, ata që shkonin në shtrat herët dhe flinin të paktën shtatë orë kanë pasur qëndrime më të mira ndaj jetës dhe kanë reaguar shumë më mirë ndaj ankthit.

Doktor Agon F. Bislimi këshillon që të shkoni në shtrat herët dhe të flini mjaftueshëm sepse në këtë mënyrë do të jeni më pak të ekspozuar ndaj ankthit dhe mendimeve negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat