Të mirat që sjell ecja në rërë

Shëndetësia

Të mirat që sjell ecja në rërë

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 15:45
Ilustrim

Përveç faktit që merrni ngjyrë, notoni, relaksoheni dhe luani në plazh, aty ju mund të bëni edhe aktivitete të tjera, si për shembull ecja këmbëzbathur në rërë, gurë apo në ujë.

Kjo jo vetëm që është relaksuese, por edhe shëruese.

Ecja këmbëzbathur në rërë sjell shumë dobi, meqë u mundëson këmbëve të lëvizin në mënyrë natyrale dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Është mirë që këtë lloj ecjeje ta praktikoni kur temperaturat nuk janë shumë të larta, si për shembull herët në mëngjes apo në perëndim të diellit.

Ecja këmbëzbathur ka edhe veti të tjera: U mundëson të digjni kalori, ndihmon në uljen e tensionit të lartë, ju furnizon me vitaminë D, e lufton fyerjen e këmbëve te shtatzënat dhe mbi të gjitha ju mbush me energji pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat