Rrini gjatë ulur – kështu mund ta eliminoni rrezikun

Shëndetësia

Rrini gjatë ulur – kështu mund ta eliminoni rrezikun

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 06:14

Të gjithë e dimë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ndikon negativisht në shëndet.

Por studiuesit kanë zbuluar se mjafton një orë aktivitet fizik në ditë, për të bërë zero këtë efekt.

Studimi që ka arritur në këtë përfundim ka përfshirë 1 milion veta dhe është botuar në revistën shkencore prestigjioze “Lancet”.Grupi kërkimor i Universitetit të Kembrixhit dhe Shkollës Norvegjeze të Shkencave të Sportit arriti në përfundimin se kush qëndron ulur 8 orë në ditë, por bën aktivitet fizik, është më pak i rrezikuar se ata që qëndrojnë ulur për të njëjtin numër orësh dhe nuk përfshihen në aktivitet fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat