Trajtoni problemet e lëkurës së fytyrës me metoda natyrale

Shëndetësia

Trajtoni problemet e lëkurës së fytyrës me metoda natyrale

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 07:47
Ilustrim

Pamja e një personi është shumë e rëndësishme. Por shumë prej nesh, kemi probleme të ndryshme me lëkurën e fytyrës.

Për shembull, sipas statistikave të SHBA-së, 60 milionë njerëz kanë telashe me aknet. Përpos akneve, shumë njerëz vuajnë nga problemet e ndryshme që lidhen me lëkurën e fytyrës.

Ndonjëherë për të trajtuar disa nga këto probleme është e mjaftueshme që të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe jetesës. Por çfarë nëse nuk funksionon kjo?

Pasi që nuk ka një zgjidhje universale që ndihmon me të gjitha problemet e fytyrës, më poshtë janë disa këshilla të dobishme për secilin problem.

Rrudhat

Bananet njihen për vetitë e tyre shëndetësore. Ky frut mund të përdoret edhe për reduktimin e rrudhave.

Për këtë, ju duhet të bëni pure bananesh dhe ta përzieni me një lugë çaji mjaltë. Ju gjithashtu kësaj përzierje mund t’i shtoni jogurt ose lëng portokalli.

Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni atë për 15-20 minuta. Më pas, pastrojeni fytyrën me ujë dhe përdorni një krem hidratues.

Irritimet

Përveç pastrimit të dhëmbëve, pasta e dhëmbëve është e përshtatshme për qetësimin e irritimeve (acarimeve) të lëkurës. Ju vetëm duhet ta aplikoni atë në zonat ku keni probleme.

Para se të përdorni pastën e dhëmbëve për acarimet e lëkurës, është më mirë të kontrolloni reagimin ndaj tij. Aplikoni pak pastë të dhëmbëve në lëkurë dhe prisni pak.

Nëse nuk keni asnjë reagim në lëkurë, ju mund ta përdorni këtë metodë.

Puçrrat

Përdorni patatet për t’i hequr qafe puçrrat. Aplikojeni lëngun e patates në vendin ku keni puçrra dhe lëreni ashtu deri sa të thahet.

Pas kësaj, lajeni fytyrën me ujë. Kjo do të ndihmojë në tharjen e puçrrave.

Lëkurë e thatë

Avokado ka një efekt qetësues, zbutës dhe hidratues në lëkurë. Prandaj, është shumë e mirë për të ndihmuar për lëkurën e thatë.

Merreni pjesën e brendshme të avokados dhe vendoseni në krem. Aplikojeni atë në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta.

Pas kësaj, largojeni maskën.

Lëkurë e yndyrshme

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, domatja do të ndihmojë shumë për përmirësimin e kësaj gjendje. Duhet ta përzieni domaten me sheqer (1 lugë çaji) dhe aplikojeni në lëkurë.

Lëreni këtë përzierje në fytyrë për rreth 5 minuta dhe më pas largojeni. Kjo do të ndihmojë që të keni lëkurë më pak të yndyrshme.

Vetulla të holla

Ju mund ta përdorni qumështin për t’i bërë vetullat tuaja më të trasha. Fërkoni vetullat butësisht me pambuk të zhytur në qumësht. Shpëlani vetullat me ujë pas 15 minutash.

Aknet

Çaji i gjelbër ndihmon në ‘luftën’ kundër aknes. Zieni çajin dhe lëreni të ftohet. Zhyteni pambukin në çaj dhe pastrojeni fytyrën. Pasi fytyra ta absorbojë çajin, pastrojeni lëkurën.

Nëse keni shenja nga aknet, atëherë mund ta përdorni lëngun e limonit. Hollojeni lëngun e limonit me ujë dhe më pas kalojeni në shenjat e akneve.

Lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe pasi ta largoni këtë përzierje, pastrojeni fytyrën dhe vendosni krem hidratues.

Qeskat e zeza nën sy

Vaji i bajameve është shumë i mirë për largimin e qeskave të zeza nën sy. Aplikoni disa pika të këtij vaji në qepalla me masazhe në formë rrethore, në mbrëmje.

Në mëngjes, shpëlajeni.

Qime në fytyrë

Për të larguar qimet e fytyrës, mund përgatisni një përzierje speciale. Përzieni një vezë me ½ lugë gjelle miell misri dhe një lugë gjelle sheqer derisa të krijoni pastë homogjene.

Vendoseni këtë përzierje në zonat ku keni qime të padëshiruara dhe lëreni në fytyrë për 5 minuta.

Kur të thahet krejtësisht, largojeni këtë pastë lehtësisht dhe shpejt. Të gjitha qimet do të largohen bashkë me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat