5 arsye pse nuk duhet të anashkalojmë mëngjesin!

Shëndetësia

5 arsye pse nuk duhet të anashkalojmë mëngjesin!

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Duke qenë se mëngjesi është vakti i parë i ditës është po aq i rëndësishëm për trupin sa është edhe konsumimi i ujit. Edhe termi mëngjes do të thotë se është një vakt i cili konsumohet pas një kohe të gjatë që kemi shpenzuar në gjumë. Doktorët rekomandojnë që duhet të konsumojmë ushqime të shëndetshme në mëngjes dy orë pasi jemi zgjuar.

Ja disa arsye pse nuk duhet ta anashkaloni mëngjesin:

Ul sasinë e kalorive të marra gjatë ditës

Mëngjesi është vakti i parë i ditës dhe ndihmon në marrjen sa më pak të kalorive. Si? Pas një nate të gjatë që kalojmë në gjumë kur zgjohemi në mëngjes trupi ynë kërkon energji dhe mëngjesi shërben pikërisht si energji për trupin tonë. Kaloritë që ne marrim në mëngjes depozitohen në trup që të shfytëzohen përgjatë gjithë ditës. Nëse e anashkaloni mëngjesin atëherë sasia e ushqimit që do të konsumoni në drekë apo darkë bën që trupi të përthithë më shumë yndyrna duke ju shtuar edhe në peshë.

Shërben si energji për të kaluar ditën

Mëngjesi shërben si ‘karburant’ për trupin tonë dhe kaloritë që ne marrim gjatë konsumimit të mëngjesit ndihmojnë në funksionimin e trurit. A i mbani mend dhimbjet e kokës pasi keni anashkaluar mëngjesin? Kjo pra është arsyeja. Kuptoni se çfarë kërkon trupi juaj pasi shëndeti është prioritet!

Mpreh trurin

Fëmijët të cilët konsumojnë një mëngjes të shëndetshëm çdo ditë janë më të mprehtë se të tjerët. Kjo provon se mëngjesi e ndihmon trurin të funksionojë ashtu siç duhet duke ju brë më të fortë dhe më të mprehtë.

Ndihmon në shkëlqimin e lëkurës

Dëshironi një lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe që shkëlqen? Epo nuk duhet të anashkaloni mëngjesin. Sa herë që ju çoheni në mëngjes lëkura juaj është pa gjallëri dhe mëngjesi e ndihmon atë duke i dhënë energji dhe shkëlqim.

Balancon metabolizmin

Metabolizmi është një funksion shumë i rëndësishëm për trupin tuaj që ju mban të shëndetshëm dhe mëngjesi ndikon në balancimin e metabolizmit në trupin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat