Cili është shkaku më i shpeshtë i kancerit

Shëndetësia

Cili është shkaku më i shpeshtë i kancerit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Më shumë se 130.000 raste të kancerit në vit janë rezultat i një jetese jo të shëndetshme, sipas një studimi të kryer në Britani të Madhe.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se pirja e duhanit, mungesa e ushtrimeve, ushqimi i tepruar me erëza, konsumi i tepërt i alkoolit dhe trashja janë shkaqet më të zakonshme të të gjithë kancereve.

“Mënyra e shëndetshme e jetesës nuk mund të garantojë që personi nuk do të sëmuret nga kanceri, por rreziku i sëmurjes mund të reduktohet ndjeshëm”, citon MedlinePlus një deklaratë nga ana e drejtorit ekzekutiv të kërkimeve, dr. Kumar. Mënyra e shëndetshme e jetesës mund ta zvogëlojë numrin e sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse si sëmundjet e zemrës apo veshkave.

“Duke i parë të gjitha dëshmitë, është e qartë se rreth 40% e të gjitha kancereve janë të shkaktuara nga gjërat që mund të ndryshohen”, tha prof. Max Parkin.

Prof. Max Parkin shtoi se “nuk e kemi pritur që ngrënia e frutave dhe perimeve mund ta luajë një rol aq të rëndësishëm në mbrojtjen nga kanceri, ndërsa në mesin e grave nuk pritej që obesiteti të jetë më i rrezikshëm për shfaqjen e kancerit, ndryshe nga konsumimi i alkoolit”.

Tre të katërtat e kancerit të lukthit mund të shmanget me lënien e duhanit, lënien e ushqimit me erëza dhe me një konsum më të shpeshtë të frutave dhe perimeve.

Konsumi i tepërt i mishit të kuq e ka shkaktuar rreth 2,7% të kancereve, pothuajse 8 500 raste. Obeziteti është i lidhur me më shumë se 5% të kancereve ose rreth 18.000 raste, duke përfshirë një të tretën e rasteve të kancerit të mitrës.

Është koha e fundit që ta kuptoni se ndryshimet afatgjata në stilin e jetesës vërtet mund ta zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat