Rrezikoni jetën! Nëse pini pije me akull nëpër lokale, zbuloni arsyen

Shëndetësia

Rrezikoni jetën! Nëse pini pije me akull nëpër lokale, zbuloni arsyen

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 07:36
Ilustrim

Uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull gjatë ditëve të nxehta të verës. Mirëpo, ndërsa ne ngutemi të blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli.

 Sipas mjekëve infeksionistë bëjnë të ditur se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se shkak për shfaqen e tij është pikërisht akulli përgjegjës.

Meqënse, prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Sipas një hetimi të Institutit të Shëndetit Publik, tre vite më parë, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat