Depresioni pas shtatzënisë mund të zgjasë përgjithmonë

Shëndetësia

Depresioni pas shtatzënisë mund të zgjasë përgjithmonë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Shumica prej nesh e e dimë se gratë gjatë shtatzënisë mund të përjetojnë stres dhe depresion të madh si pasojë e ndryshimeve hormonale.

Mirëpo deri sot është menduar se këto simptoma kalojnë menjëherë pas lindjes.

Një gjë e tillë po del të jetë aspak e vërtetë pas një studimi të fundit që është bërë me rreth 3000 gra të Australisë.

1 në 5 gra pas lindjes mund të vazhdojë të përballet me ankth dhe shumë stres deri në 20 vite pas lindjes apo edhe më shumë.

Disa nga shenjat që mund të tregojnë nëse ju edhe pas lindjes vazhdoni të keni probleme të tilla janë: konfliktet e vazhdueshme me partnerin tuaj, ndjenja e ankthit dhe depresion në të njëjtën kohë, nuk ndjenjë përkrahjen e nevojshme nga partneri dhe stresohen edhe për gjëra shumë të vogla, qoftë edhe për punë e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat