Dentisti zbulon se “frymëmarrja me gojë” ju prish dhëmbët!

Shëndetësia

Dentisti zbulon se “frymëmarrja me gojë” ju prish dhëmbët!

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 09:00
Dr. Lewis Ehrlich

Frymëmarrja me anë të gojës nuk dëmton vetëm dhëmbët tuaj por ndikon edhe në gjendjen e përgjithshme të shëndetit tonë. Dentist Australian Dr. Lewis Ehrlich na tregon një pamje tërësore të mënyrës se si ai i trajton pacientët e tij, duke u fokusuar te lidhja midis shëndetit oral dhe mirëqënies tërësore. Frymëmarrja me gojë sidomos gjatë natës gërryen smaltin e dhëmbëve dhe shkakton prishjen e dhëmbëve.

Sipas Dr.Ehrlich, hunda shërben si një system filtrimi që ndihmon në filtrimin e baktereve dhe toksinave që mund të na sëmurin.

Problemet dentare që shkaktohen nga frymëmarrja me anë të gojës

Frymëmarrja me anë të gojës than pështymën duke I hequr dhëmbëve kështu efektin mbrojtës
Pështyma ka aftësi që të vrasë mikrobet në gojë të cilat prodhojnë acid
Në nivele normale pH në gojë është neutral 7.7
Nëse konsumoni lëng portokalli ose pije me gaz para se të flini ato gërryejnë smaltin e dhëmbëve tuaj.

Dr.Ehrlich theksoi gjithashtu se frymëmarrja me gojë ndikon më gjerë në trupin tonë. Duke qenë se frymëmarrja me anë të hundës na ndihmon që të balancojmë oksogjenin me dioksidin e karbonit dhe parandalon frymëmarrjen e tepërt.

Si të fillojmë të marrim frymë me hundë

Ngrini kokën ndërsa flini
Trajnoni veten tuaj gjatë ditës duke mbajtur gojën mbyllur, mani një qëndrim të saktë dhe mbani një model të qëndrueshëm të frymëmarrjes
Flini në një anë ose përmbys jo me shpinë
Bëni aktivitet fizik
Largoni alergjenet nga shtëpia juaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat