Dushi i duhur nëse vuani nga lëkura e thatë

Shëndetësia

Dushi i duhur nëse vuani nga lëkura e thatë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Kur keni lëkurë të thatë dhe të irrituar, vetëm ju e kuptoni sa shqetësuese është kjo gjë, dhe dëshironi që të gjeni shërim të shpejtë.

Rëndësi të madhe për lëkurën e këtij lloji ka edhe mënyra si e pastroni, ajri rreth jush, madje edhe rrobat që vishni, përcjell KosovaPress.

Ujë të vakët po, të nxehtë jo

Dushi gjithmonë ju bënë që të ndjeheni mirë, mirëpo uji i nxehtë nuk është asnjëherë ide e mirë për lëkurën tuaj të thatë, sipas dermatologëve.

Problemi është se dushi i nxehtë largon nga trupi juaj yndyrën natyrale të nevojshme, dhe ju keni nevojë për atë që të mbani trupin mjaftueshëm të lagësht.

Rekomandohen dushe të shkurta dhe me ujë të vakët, nëse keni probleme të mëdha me lëkurë të thatë mos qëndroni në dush më shumë se 5-10 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat