Ç’kujdes duhet të kemi kur marrim antibiotikë?

Shëndetësia

Ç’kujdes duhet të kemi kur marrim antibiotikë?

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:27
Ilustrim

Ajo që i dallon antibiotikët nga barnat e tjera është fakti se ato janë barnat e vetme të cilat, kur i jepen pacientit, kanë efekt në tërë bashkësinë, sepse mikroflorën e tonë vazhdimisht e këmbejmë me të tjerët.

Disa antibiotikë (tetraciklina, fluorokinolona, disa peniciline) nuk bën të merren bashkë me qumështin, me prodhimet e qumështit, me preparatet apo barnat që përmbajnë hekur, kalcium, magnez dhe alumin (alumini dhe magnezi janë përbërës të disa barnave antacide për neutralizimin e thartirës së lukthit).

Duhet bërë një pauzë prej së paku 2 orësh midis aplikimit të tyre reciprok.

Ekzistojnë shënimet që antibiotikët (ampicilina dhe tetraciklina) zvogëlojnë efektin e kontraceptivëve oralë, andaj në kohën e marrjes së këtyre antibiotikëve, si edhe 7 ditë pas përfundimit të terapisë, rekomandohet të përdoren metodat plotësuese të mbrojtjes nga shtatzënia.

Duhet shmangur sheqerin, miellin e bardhë dhe karbohidratet, lëngjet industriale të bëra nga pemët, ushqimin e fermentuar, mishin e thatë dhe pemët, kërpudhat, kikirikët, shqindin (Pistacia lentiscus).

Si ndihmë për përtëritjen florës së dëmtuar të zorrëve rekomandohet marrja e preparateve probiotike pas terapisë antibiotike.

Alkooli assesi nuk rekomandohet bashkë me antibiotikët, sepse në disa raste mund të shkaktojë mundime, vjellje, dhembje koke, madje edhe konvulsione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat