India me rregulla të reja për duhanpirjen

Shëndetësia

India me rregulla të reja për duhanpirjen

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 15:27
Ilustrim

Në Indi pakot e cigareve duhet të kenë të shkruar numrin e telefonit të linjës që ju ndihmon duhanpirësve ta lejnë duhanin, duke filluar nga 1 shtatori.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend gjithashtu ka publikuar disa fotografi paralajmëruese me imazhe të organeve të sëmura.

Qeveria gjithashtu ka bërë thirrje që kompanitë të mbulojnë 80% të pakove të cigareve me imazhe dhe shkrime paralajmëruese për dëmin e konsumimit të duhanit.

Të gjitha pakot e cigareve do të kenë të shkruar “Duhani shkakton vdekje të dhimbshme” si dhe numrin e linjës për ndihmesë.

Sipas zyrtarëve në Indi kompanitë që nuk respektojnë rregullat e reja do të ndiqen penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat