Shkencëtarët zbulojnë mënyrën për të shndetrruar gjakun e tipit A në O

Shëndetësia

Shkencëtarët zbulojnë mënyrën për të shndetrruar gjakun e tipit A në O

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:05
Ilustrim

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një formë për të transformuar gjakun e donatorëve në tip universal, i nevojshëm për të shpëtuar jetë në transfuzionet emergjente të gjakut.

Zbulimi ka të bëjë me një enzimë nga bakteret e zorrëve që mund të shndërrojnë gjakun e tipit A në tip O.

Gjaku i tipit O është special ngaqë mund t’ju dhurohet të gjithëve, pa pasur rrezik për reaksione nga mospërshtatja.

Hulumtuesit nga Universiteti në British Columbia, kanë bërë të ditur që testimet klinike do të fillojnë së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat