Simptomat e diabetit të tipit të dytë

Shëndetësia

Simptomat e diabetit të tipit të dytë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Simptomat e diabetit të tipit të dytë, nuk shfaqen gjithmonë, por në rast se vërehen, ato mund të duken të ngjashme me shenjat e kushteve më pak serioze.

Simptomat mund të jenë të vështira për t’u zbuluar dhe mund të zhvillohen gradualisht.

Uria – Ndjenja e urisë në një pikë të caktuar të ditës, veçanërisht menjëherë pas ngrënies, është një nga simptomat e diabetit të tipit të dytë.

Urinimi – më shpesh se normal, sidomos gjatë natës.

Etja – e njohur si polidipsia.

Largpamësia – njerëzit me këtë gjendje mund të përjetojnë largpamësi të paqartë.

Kruarja e lëkurës – veçanërisht kruarje rreth organeve gjenitale.

Prerje ose plagë – këto priren të shërohen më ngadalë tek njerëzit me diabetin e tipit të dytë.

Humbja e peshës – e menjëhershme ose humbja e masës së muskujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat