Ende nuk e dini se çfarë mund të bëjë kripa Epsom për ju, mësoni të gjitha përdorimet e përfitimet e saj

Shëndetësia

Ende nuk e dini se çfarë mund të bëjë kripa Epsom për ju, mësoni të gjitha përdorimet e përfitimet e saj

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 08:49
Ilustrim

Kripa Epsom e njohur për vetitë e saj kuruese përbëhet nga forma të sulfatit të magnezit (magnez, sulfur dhe oksigjen së bashku) dhe nga shtatë molekula uji të bashkangjitura.

Kripat Epsom është përdorur si eksfoliantë natyrore dhe falë përbërësve anti-inflamatore përdoret për trajtimin e muskujve të lënduar, plagëve të vogla, lëkurës së thatë dhe madje edhe sëmundjeve.

Kripërat e Epsom janë përgjithësisht të sigurta për t’u përdorur dhe magnezi i përfshirë në kristalet e kripës mund të absorbohet në trup përmes lëkurës, transmeton living.al.

Sigurisht, sigurohuni që të konsultoheni me një profesionist shëndetësor nëse vuani nga ndonjë problem shëndetëso apo jeni shtatzënë.

Për çfarë dhe si mund ta përdorni kripën Epsom?
Kripa Epsom u jep volum flokëve

Çfarë ju nevojitet:
Një lugë gjelle balsam flokësh
Pak krijë Epsom
Përziejeni balsamin e flokëve dhe kripën Epsom në një tas të vogël dhe aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut për 20 minuta. Përsëriteni një herë në javë për të parë rezultatet e dëshirueshme.
Hidraton dhe ushqen lëkurën
Hidhni dy gota kripë Epsom në vaskë me ujë të nxehtë dhe zhytyni në të për disa minuta. Kripa do të hidratojë lëkurën në nivel qelizor e këto të fundit do të përthithin mineralet e kësaj kripe ! Çfarë keni nevojë për një banjo detox: Përsëritni procesin tri herë në javë për rezultatet më të mira.
Problemet e mykut dhe kërpudhave
Nëse do të zhysni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë ku keni tretur një kupë kripe Epsom, do të përshpejtoni procesin e shërimit të mykut dhe kërpudhave të thonjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat