Më shumë se një në 10 gra në moshë riprodhuese përjetojnë dhimbje të legenit dhe në zonën e fundit të barkut dhe 3 nga 4 gra të pyetura kanë patur të paktën një herë në jetë marrëdhenie seksuale të dhimbshme.
Por ndërkohë në vend të “ dhimbja e legenit” një term i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar sikletin në zonën e fundit të barkut, duhet të dini se kjo e fundit mund të jetë një problem serioz shëndetësor dhe sëmundjet nuk mund t’i përgjithësoni.
Bisedoni me mjekun ose gjinekologun tuaj nëse mendoni se po përjetoni ndonjë nga dhimbjet e mëposhtme në mënyrë që të diagnostikoni saktë problemin e ta kapni në fazat e hershme të trajtimit.
Dhimbje gjatë urinimit: Infeksion të traktit urinar (Lexoni ketu : 3 shenjat paralajmëruese të infeksioneve urinare që nuk duhet të injoroni kurrë)
Urinim i shpeshtë- Ciste (simptomat e këtij problemi janë të ngjashme me ato të infeksionit urinar) Cisti është një inflamacion i fshikëzes së urinës, pra jo një problem i shkaktuar nga bakteret dhe në vend të djegies së urinës do të përjetoni ndjesinë e shpeshtë e të shkuarit në tualet.
Dhimbje të forta të padurueshme gjatë ciklit menstrual: Endometrioza (Lexoni ne kete link me shume rreth ketij problemi: Endometrioza, shkaku kryesor i infertilitetit, ja 5 shenjat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje)
Perioda të tejzgjatura e të dhimbshme; Fibrioma
Sekrecione vaginale : sëmundje inflamatore e organit gjenital