Kujdesi ndaj shëndetit mental: Pse duhet ta kuptojmë stresin

Shëndetësia

Kujdesi ndaj shëndetit mental: Pse duhet ta kuptojmë stresin

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Puna mund të na bëjë të ndjehemi mirë për vete, dhe të na ofrojnë një arsye dhe qëllim; është mënyrë e mirë për të na ndihmuar që të mbrojmë dhe të përmirësojmë shëndetin tonë mental.

Megjithatë, nganjëherë puna dhe stresi ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe aftësinë tonë për të kryer punën. Shëndeti mental nuk është statik apo i dhënë. Shpesh herë flitet për të si një varg i vazhdueshëm.

Që të përballoni stresin e punës dhe tu bëni ballë sfidave, është tejet me rëndësi që të qëndroni sa më mirë me shëndetin mental.

Duhet ta kuptoni stresin

Stresi është pjesë e përditshmërisë, dhe jo çdo herë paraqet problem në vete. Pak stres-nganjëherë na bënë që të performojmë më mirë. Stresi nga vendi i punës është diçka që secili e përjeton, pavarësisht arsyes së tij.

Është tepër me rëndësi nëse arrini ta identifikoni kur jeni të stresuar-në mënyrë që t’i menaxhoni situatat e tilla, dhe të qëndroni mirë.

Secili nga ne është ndryshe, me role të ndryshe- në shtëpi dhe në punë, dhe nuk ka ndonjë qasje më të mirë apo të vetme që të mirëmbani shëndetin mental, mirëpo sa më shumë që kuptoni veten në situata të tilla, aq më të fortë do të jeni në përballimin dhe kalimin e lehtë të tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat