Zbulohen tunele sekrete midis kafkës dhe trurit

Shëndetësia

Zbulohen tunele sekrete midis kafkës dhe trurit

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 00:36
Ilustrim

Një studim i ri ka gjetur se qelizat imune udhëtojnë shpejt nëpër kanale për të rikuperuar materiet e dëmtuara.

Palca e cila gjendet brenda shumicës së eshtrave, prodhon qeliza të kuqe të gjakut si dhe qeliza imune që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve dhe shërimin e lëndimeve.

Një hulumtim i kryer nga Instituti Kombëtar i Çrregullimeve Neurologjike ka gjetur se ekzistojnë tunele sekrete midis palcës dhe kafkës së njeriut që shërbejnë si rrugë për qelizat imune që ju përgjigjen lëndimeve të shkaktuara nga goditjet dhe çrregullimet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat