Pesë arsyet përse gratë shtatzëna duhet të hanë një mollë jeshile çdo ditë

Shëndetësia

Pesë arsyet përse gratë shtatzëna duhet të hanë një mollë jeshile çdo ditë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 21:18
Ilustrim

Të gjithë e dimë që molla është një nga frutat më të mira për shëndetin tonë, dhe mollët jeshile në veçanti janë shumë të shëndetshme për tu konsumuar gjatë shtatzanisë.

Duke përfshirë mollën jeshile në dietën tuaj të shtatzanisë ju do të keni përfitimet e mëposhtme:

1. Molla jeshile përmirëson tretjen
Gjatë shtatzanisë problemet me tretjen dhe konstipacionin janë mëse të zakonshme, por duke përfshirë mollën jeshile në dietën tuaj ju do të siguroheni që aparati juaj tretës do të funksionojë në mënyrë optimale.

2. Përmirëson oreksin
Shumë gra kanë mungesë oreksi në shtatzani, gjë që është problem shumë i madh pasi ju duhet të furnizoni edhe bebin me lëndë ushqyese. Ndaj molla jeshile është fruti i duhur për ju nëse keni probleme me oreksin.

3. Parandalon dëmtimin e ADN-së
Gjatë shtatzanisë trupi i gruas i nënshtrohet shumë ndryshimeve fizike dhe hormonale të cilat mund të lënë pasoja në ADN-në tuaj duke shkaktuar edhe kancer. Por antioksidantët që gjenden me shumicë në mollën jeshile mund ta parandalojnë dëmtimin e ADN-së

4. E bën lëkurën tuaj më të shëndetshme
Shumë gra kanë probleme me lëkurën në shtatzani, dhe këto probleme së bashku me çrregullimet hormonale që i ndodhin gruas në shtatzani mund të ndikojnë në uljen e vetëvlerësimit tek një grua. Ndaj nëse po kërkoni një mënyrë për të patur një lëkurë të shëndetshme edhe gjatë shtatzanisë, provoni mollën jeshile pasi vitaminat A, B dhe C që ajo përmban janë ato që i nevojiten lëkurës suaj.

5. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve
Të gjitha e dimë se shtatzania është e mbushur me shumë dhimbje fizike. Zgjerimi i mitrës për t’i hapur vend bebit që rritet, ushtron më shumë presion në trupin tuaj, dhe për pasojë shkaktohen më shumë dhimbje. Por konsumimi i mollëve jeshile mund t’i lehtësojë paksa këto dhimbje në mënyrë natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat