Përse parazitët e kokës nuk janë zhdukur ende pavarësisht pastërtisë, dy metoda natyrale si t'i eleminoni në kushte shtëpie

Shëndetësia

Përse parazitët e kokës nuk janë zhdukur ende pavarësisht pastërtisë, dy metoda natyrale si t'i eleminoni në kushte shtëpie

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 06:33
Ilustrim

Të flasësh për parazitët në ditët e sotme, mund të duket si diçka jo koherente, një realitet i largët që na kujton kohën kur fëmijët laheshin me sapun, flinin nga 3 4 veta në krevatët e kopshtit e higjiena vetjake nuk ishte aq e lartë.

Megjithëse gjërat kanë ndryshuar, ende raportohen raste të individëve të prekur nga parazitët përfshirë morrat e kokës, morrat e trupit dhe morrat pubike. Infektimet e morrave të kokës janë më të zakonshme në mesin e fëmijëve në kopshte dhe infektimi shpesh përhapet në shtëpi tek anëtarët e tjerë të familjes.

Morrat e kokës zakonisht shumëfishohen nga kontakti i drejtpërdrejtë me flokët e një personi të infektuar, dhe vlerësohet se 6-12 milionë infektime ndodhin çdo vit në SHBA, në mesin e fëmijëve 3-11 vjeç.

Për fat të mirë,këto të fundit mund të eleminohen dhe në kushte shtëpie dhe Living do t’ju tregoje disa nga metodat më efektive..

Vajrat esenciale
Disa vajra esenciale janë provuar se ndihmojnë në eliminimin e morrave me ndihmën e krehjes, duke përfshirë, karamele mente, trumzë të kuq, kanellë, eukalipt, karafil, dhe livando. Shtoni 3 deri në 10 pika vaj esencial në 60 ml vaj ulliri, lyeni flokët dhe mbështilleni me një qese ! Mbajeni minimuni 12 orë dhe më pas lajeni dy herë. 

2. Hudhra dhe lëng limoni
Aromë e fortë e hudhrës mund të mbysë morrat. Bëni një paste duke bluar 8-10 thelpinj hudhër dhe përziejini e tyre me 2-3 lugë çaji lëng limoni. Lyeni kokën dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe krihini flokët me një krëhër të imët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat