Demenca, a është fatale sëmundja e trurit?

Shëndetësia

Demenca, a është fatale sëmundja e trurit?

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 17:24
Ilustrim

Demenca është një sindromë e lidhur me rënien e funksionit të trurit, i cili jo vetëm që shkakton humbjen e memories, por gjithashtu mund të rezultojë në dështimin e tërësishëm të trurit.

Ajo nuk është një sëmundje e vetme, por një grup i simptomave të shkaktuara nga dëmtimet në tru.

Shumica e njerëzve të moshës mbi 65-vjeç mund të përballen me probleme të ndryshme të trurit, pasi demenca është aktualisht e pashërueshme.

Njerëzit me këtë sëmundje shpesh kanë probleme me humbje të memories, shpejtësi të mendimeve, të folurit, aftësitë kognitive, gjykimin, disponimin, vështirësi në lëvizje dhe aktivitete ditore.

Gjendjet e ndërlidhura me demencën siç është sëmundja Alzheimer, demenca vaskulare, janë kronike dhe progresive, që do të thotë se ato përkeqësohen me kalimin e kohës.

Disa nga komplikimet që mund të shkaktohen nga demenca janë sistemi i frymëmarrjes, sëmundjet e zemrës, infeksionet dhe humbja e muskujve.

Sipas Shoqatës Alzheimer janë rreth 850,000 njerëz në Britani të Madhe me demencë.

Një në 14 vetë mbi moshën 65-vjeç zhvillojnë gjendjen, derisa një në gjashtë vetë mbi moshën 80-vjeç po ashtu mund të preket.

Sipas NHS-së, numri i personave të prekur nga demenca për shkak të zgjatjes së jetëgjatësisë të njerëzve.

Vlerësohet se deri në vitin 2025, rreth një milion njerëz në Britani të Madhe do të preken nga sëmundja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat