Në bazë të dukjes së fytyrës suaj mund të shihni a ju bën dëm alkooli, gluteni apo qumështi

Shëndetësia

Në bazë të dukjes së fytyrës suaj mund të shihni a ju bën dëm alkooli, gluteni apo qumështi

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Ushqimi i pashëndetshëm në lëkurën tuaj mund të shkaktojë skuqje, pore të zgjeruara, puçrra dhe qërim të lëkurës.

Ekzistojnë katër tipa të lëkurës së ndjeshme ndaj alkoolit, glutenit dhe produkteve të qumështit.

1. Fytyrë vere

Simptoma tipike janë të theksuar në rrudhat midis vetullave, skuqje rreth syve, kapakë të lëshuar, pore të zgjeruara, lëkurë e dehidruar, faqe dhe hundë të skuqur si edhe linja të thella midis hundës në drejtim të buzëve.

Shkaktar është konsumimi i tepërt i alkoolit. Alkooli dehidron lëkurën, gjë që përkeqëson pamjen e rrudhave, ndërsa sheqeri në alkool shkatërron kolagjenin e lëkurës.

2. Fytyrë gluteni

Simptoma tipike janë faqet e ënjtura dhe të skuqura, akne të cilat shfaqen në skaje të nofullave, si edhe njolla pigmenti rreth mjekrës. Supozohet që rreth 15 për qind e njerëzve janë të ndjeshëm ndaj glutenit.

3. Fytyrë qumështi

Simptoma tipike janë dëmtim i kapakëve të syve dhe të zonës nën sy me gropa të syve të errëta të theksuara. Shpesh shfaqen edhe puçrra të imta nëpër fytyrë, posaçërisht në pjesët përreth mjekrës.

Këto mund të jenë shenja që organizmi nuk e toleron laktozën për shkak të humbjes së enzimave të caktuara. Disa nga shkaktarët mund të jenë edhe hormonet të cilat sot shpesh gjenden në qumësht dhe në produktet e qumështit.

4. Fytyrë sheqeri

Tek individët të cilët janë të ndjeshëm ndaj sheqerit, simptomat më të shpeshta janë rrudhat dhe vijat në ballë, ënjtja e zonave nën sy, si edhe lëkura e thatë dhe e hollë. Gjithashtu, të shpeshta janë lungat nën lëkurë të cilat mund të shfaqen në cilëndo zonë të fytyrës.

Sheqeri është iniciator i procesit në të cilin molekulat e glukozës lidhen për kolagjenin, për shkak të të cilit ai bëhet i vrazhdë, ndërkaq lëkura humb elasticitetin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat