Depresioni i pushimeve ekziston: Ç’duhet të dini për të?

Shëndetësia

Depresioni i pushimeve ekziston: Ç’duhet të dini për të?

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Shumica e njerëzve, kur mendojnë për pushimet imagjinojnë ditë të bukura që duhen mbushur plot me kujtime të reja. Por duket se jo për të gjithë është kështu: për disa njerëz sezoni i pushimeve mund të jetë thjesht depresiv.

Nëse edhe juve ju ndodh kjo, nuk jeni të vetmit. Më poshtë janë listuar disa nga arsyet pse ditët e pushimeve ju duken të vështira.

1. Duhet të dini që mund të vuani nga çrregullimi sezonal (SAD)

Ky lloj çrregullimi mendor njihet në mjekësi si problem që shkaktohet nga ndryshimi sezonal. Mund të keni probleme me gjumin, mungesë të theksuar oreksi, të përziera dhe gjendje të rënduar psikologjike.

2. Presioni për të bërë gjërat që duhet, siç duhet

Seriozisht, janë disa pushime në të cilat punon shumë më tepër se normalisht. Duhet të dekorosh shtëpinë, të blesh dhurata të ndjekësh disa festa, përveç gjërave të tjera të përditshme që bën. Për disa njerëz kjo është stresuese dhe pushtohen nga ankthi. Si ta përballoni këtë gjendje? Mësohuni t’i thoni jo të tjerëve!

3. Mund të keni pasur ndonjë traumë që lidhet me periudhën e pushimeve

Jo të gjithë ruajnë kujtime të bukura nga sezonet e pushimeve. Dikujt mund t’i sjellin ndërmend një ndarje, dikujt tjetër humbjen e një njeriu të dashur. Kjo i bën këto ditë edhe më të vështira.

4. Ndiheni të vetmuar

Pushimet janë koha fantastike për të qëndruar me njerëzit që do, por kjo nuk është e mundur për të gjithë. Ndoshta së fundmi keni kaluar përmes një ndarjeje të keqe, ose jetoni shumë larg familjes. Sido që të jetë situata, është e vështirë për tu përballuar.

5. Ndihesh sikur duhet të jesh e lumtur edhe pse në të vërtetë nuk je

Hyn në Facebook e Instagram dhe sheh njerëz të lumtur që dekorojnë pemën, bëjnë festa dhe çdo gjë tjetër që lidhet me pushimet. Kjo e bën edhe më të fortë presionin për të qenë në humor të mirë 24/7. Nëse të mundësh ankthin dhe stresin është një sfidë më vete, presioni është dyfish nëse jeni në ditët e pushimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat