Pse jeni të etur pasi hani ushqime me sheqer?

Shëndetësia

Pse jeni të etur pasi hani ushqime me sheqer?

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 08:17
Ilustrim

Ju sapo keni ngrënë një çokollatë dhe jeni duke kërkuar një pije.

Etja pas ëmblësirës është një reagim i zakonshëm, por pse ajo na bën të ndihemi të thatë?

Arsyeja ka të bëjë me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, thotë profesoresha Caroline Apovian.

“Kur hani sheqer në organizmin tuaj, ai së pari shkon në stomak dhe pastaj në gjakun tuaj”, thotë ajo.

Sapo grimcat e sheqerit të arrijnë në gjakun tuaj, uji del jashtë qelizave. Ndërsa qelizat tuaja humbasin ujin, ata dërgojnë sinjale në tru duke treguar se kanë nevojë për më shumë ujë.

Dhe si rezultat ju e ndjeni dëshirën për të pirë diçka.

Mënyra më e mirë për të shuar etjen e shkaktuar nga sheqeri është me një gotë ujë të mirë, thotë Dr. Apovian, edhe pse ju mund të dëshironi diçka të ëmbël si lëng, limonadë ose kakao të nxehtë.

Duke pirë një pije me sheqer pas ëmbëlsirës nuk do të bëni mirë.

“Ju nuk jeni vetëm duke e humbur bilancin e energjisë duke shtuar më shumë sheqer në trupin tuaj, por gjithashtu merrni peshë të kalorive boshe”.

Si këshillë, ajo thotë që pas ngrënies se një ushqimi me shumë sheqer ta pini një gotë ujë për të arritur balancin në organizmin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat