Hani për shtatë ditë një lugë nga kjo përzierje me dy përbërës dhe shikoni çfarë do i ndodhë trupit tuaj

Shëndetësia

Hani për shtatë ditë një lugë nga kjo përzierje me dy përbërës dhe shikoni çfarë do i ndodhë trupit tuaj

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 06:49
Ilustrim

Hudhra dhe mjalti mund të duken si përbërësit më të çuditshëm për t'u bashkuar, por kombinimi i tyre rezulton një përzierje e fuqishme me veti kuruese për shumë probleme e shqetësime të organizmit. Falë përbërësve dhe enzimave aktive antioksiduese, hudhra ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, parandalon koagulimin e gjakut dhe ka veti të parandalojë shumimin e qelizave kancerogjene! Hudhra është e varfër në kalori, por e pasur në lëndë ushqyese si mangani, vitamina B6, vitamina C, seleni etj.

Mbron dhe forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin. 
Mjalti gjithashtu është një antioksidant i fuqishëm që përmban jo pak minerale e lëndë ushqyesem ndër të cilat përmendim: hekurin, zinkun, kaliumin, kalciumin, fosforin, magnezin dhe selenin. Përmban Vitamina B6, tiaminë, riboflavin, dhe niacin. Megjithatë duhet të siguroheni që është mjaltë bio dhe jo i përpunuar, sepse këtij të fundit i humbasin shumë vitamina, minerale dhe enzima nga nxehtësia kur përpunohet. Vitamina dhe mineralet natyrale në mjaltin e papërpunuar ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Vetitë antibakteriale dhe antioksiduese e bëjnë atë një “ilaç” të sistemit imunitar!

Ja si mund ta përgatisni përzierjen me dy përbërësit natyrale për të rritur sistemin imunitar dhe për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm.
Përbërësit
3 boçe hudhër (të vogla)
1 filxhan mjaltë i papërpunuar
Një kavanoz i vogël me një kapak

Përgatitja: 
Ndani thelpinjtë e hudhrave por mos i zhvishni plotësisht ! 
Mbushni kavanozin me thelpinjtë e hudhrave dhe mbusheni kavanozin me mjaltë derisa të mbulohen hudhrat plotësisht. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni përzierjen për disa ditë në frigorifer. 
Mos ngurroni të shtoni ndonjë erëz plotësuese në recetën tuaj, si gjethet e trumzë për shije shtesë.
Çdo mëngjes para se të konsumoni diçka hani një lugë mjaltë nga ky kavanzo dhe të gjitha proceset metabolike do të përshpejtohën, sistemi tretës do të punojë më mirë, imuniteti do të rritet dhe çdo nuk do t’ju kapë asnjë virozë e stinës ! provojeni 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat