Shkoni disa herë natën në tualet? Shkaktarët e mundshëm

Shëndetësia

Shkoni disa herë natën në tualet? Shkaktarët e mundshëm

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Nokturia është një term mjekësor që përshkruan nevojën e tepër të urinimit gjatë natës. Nëse keni nevojë të shkoni në tualet disa herë gjatë natës, kjo nuk është një shenjë e mirë.

Kur jeni në gjumë, trupi prodhon më pak urinë. Kjo nënkupton që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë fare që të shkojnë në tualet gjatë natës, për një periudhë mesatare prej 6-8 orësh gjumë.

Nëse zgjoheni më shumë se dy herë gjatë natës për të shkuar në tualet, kjo mund të jetë gjendje e keqe shëndetësore, që për shkaktarë mund të ketë:

Shumë lëngje

Nëse konsumoni shumë lëngje para se të shkoni në shtrat, atëherë duhet të shkoni në tualet. Këshillohet që të mos pini shumë lëngje para se të shkoni në gjumë.

Infeksionet e mundshme

Infeksionet e traktit urinar shkaktojnë urinimin e tepër si gjatë ditës po ashtu edhe gjatë natës. Konsultoni me mjekun nëse mendoni që vuani nga kjo gjendje.

Mosha e vjetër

Njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa që të shkojnë në tualet gjatë natës. Trupi prodhon më shumë hormone, duke e përqendruar urinën dhe duke e vështirësuar që ta mbani atë deri në mëngjes.

Ilaçet

Disa ilaçe ju shkaktojnë nevojën që të urinoni gjatë natës. Nëse vëreni këtë problem, duhet të informoni menjëherë doktorin.

Probleme me gjumin

Nganjëherë njerëzit zgjohen jo sepse kanë nevojë që të shkojnë në tualet, mirëpo sepse kanë probleme me insominë. Këtu përfshihen sëmundjet kronike apo depresioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat