Pse nuk preferohet alkooli për rastet me depresion

Shëndetësia

Pse nuk preferohet alkooli për rastet me depresion

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Ditët e sotme çdo herë e më shumë dëgjojmë për raste të depresionit te njerëzit, madje edhe te ata që në pamje të parë duket se janë shumë mirë dhe po kalojnë shkëlqyeshëm si në punë, ashtu edhe në jetën personale.

Andaj duhet të dimë disa gjëra bazike rreth depresionit, si dhe mënyrave më të mira për ta luftuar atë.

Alkooli është një gjë që duhet ta shmangin njerëzit që kanë probleme me depresionin.

Kjo pije zakonisht është qetësues i sistemit nervor, që shkakton një pasivitet krahasuar me ditët e zakonshme. Andaj edhe nëse ju duket se po e largoni mendjen nga problemet me pije, duhet të bëni kujdes, sepse krejt çka do të fitoni është kokë dhimbje apo marramendje ditën e nesërme pas pijes- që mund të ju bëjnë të ndjeheni edhe më keq.

Tregohuni të vendosur në sasinë e alkoolit që konsumoni, gjithashtu përdorni edhe ushqim që të zvogëlojë ndikimin e alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat