Kafeja ulë rrezikun e vdekjes për pacientët me sëmundje në veshkë

Shëndetësia

Kafeja ulë rrezikun e vdekjes për pacientët me sëmundje në veshkë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 10:13
Ilustrim

Sipas një studimi të kohëve të fundit del se konsumimi i kafeinës mund të ulë rrezikun e vdekjes tek pacientët me sëmundje të veshkave.

Hulumtuesit besojnë se ndikimet pozitive nga kafeina janë të lidhura me efektet vaskulare, meqë kafeina ka qenë e njohur për të përmirësuar funksionin e enëve, shkruan Healthline.

“Këshillimi i pacientëve me sëmundje të veshkave për të pirë më shumë kafeinë mund të zvogëlojë vdekshmërinë e tyre”m tha Dr. Miguel Bigotte Vieira, një nga autorët kryesorë të studimit.

Studimi i fundit nuk është i pari që tregon për efektet e kafeinës tek pacientët me sëmundje në veshkë.

Një studim i kryer më parë këtë vit në The American Journal of Medicine zbuloi se zhvillimi i sëmundjes ndodhi më pak në njerëzit që pinë kafe çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat