Gjashtë ushqime që largojnë nikotinën nga trupi juaj

Shëndetësia

Gjashtë ushqime që largojnë nikotinën nga trupi juaj

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 23:06
Ilustrim

Nikotina shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri. Për më tepër, edhe në qoftë se ndaloni pirjen e duhanit, efekti i nikotinës do të zgjasë për vite me rradhë

Më poshtë po ju sugjerojmë disa ushqime të shëndetshme, të cilët mund t’iu ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj:

Brokoli

Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Hani më shumë brokoli për të eliminuar nikotinën nga organizmi juaj.

Portokalli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe do të ulë nivelin e stresit.

Lëng karrote

Nëse pini duhan, atëherë duhet të dini se çdo herë që ndizni një cigare, nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina gjithashtu dëmton lëkurën, shkruan shije.al. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga trupi.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi

Ky frut i mrekullueshëm do t’iu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.

Uji

Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eleminoni nikotinën nga trupi juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat