Kujdes nga hipertensioni, njihuni me shenjat e tij

Shëndetësia

Kujdes nga hipertensioni, njihuni me shenjat e tij

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Hipertensioni është përgjithësisht një gjendje e heshtur. Shumë njerëz nuk do të përjetojnë asnjë simptomë. Mund të duhen vite apo edhe dekada për të arritur nivele të rënda sa duhet që simptomat të bëhen të qarta. Edhe atëherë, këto të fundit mund t’i atribuohen çështjeve të tjera.

Simptomat e hipertensionit të rëndë mund të përfshijnë:

Dhimbje koke, gulçim,  gjakderdhje të hundës, marramendje, dhimbje gjoksi, probleme me shikim, gjak në urinë

Këto simptoma kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor sepse nga moskujdesi dëmet janë fatale për jetën e njeriut.

Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni hipertension është që të matni shtypjen e gjakut rregullisht.

Nëse keni vetëm një vizitë tek mjeku ju duhet të shpeshtoni ato në mënyrë të parandalimit të hipertensionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat