27 vetë të vdekur nga helmimi me alkool

Shëndetësia

27 vetë të vdekur nga helmimi me alkool

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 18:05
Ilustrim

Të paktën 27 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë janë helmuar me alkool të prodhuar ilegalisht në Iran.

Ky është një nga rastet më të këqija të këtij lloji të regjistruar në Iran, raporton Reuters.

Agjencia gjysmë-shtetërore iraniane, ILNA, raportoi se 176 persona janë ende të vendosur në spitale në pesë provinca në të gjithë vendin.

Reuters thotë se pavarësisht ndalimit të alkoolit nga shumica e popullatës myslimane në Iran dhe bastisjeve të shpeshta policore, alkooli i prodhuar ilegalisht është i lehtë për t'u blerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat