6 kuriozitet rreth kafesë që do t’ju surprizojnë

Shëndetësia

6 kuriozitet rreth kafesë që do t’ju surprizojnë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 07:01
Ilustrim

Data 1 tetor është dita internacionale e kafesë. Për këtë vit organizata internacionale e kafesë ka zgjedhur si temë "Gartë në fushën e kafesë" . Ato luajnë një rol të rëndësishëm po aq sa edhe meshkujt, në mbjelljen e farave dhe deri tek pirja e saj. Pikërisht në këtë ditë ju zbulojmë disa kuriozitete rreth kësaj pije pa të cilën nuk bëni dot:

1.Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë, por efektet e saj ende janë një shkak debati. Kafeja mund të jetë vdekjeprurëse. Por vetëm nqs pini 80 deri 100 gota me nxitim, thonë ekspertët e shëndetësisë. Fundja çdo gjë e tepruar është e dëmshme.

2.Ajo mund të jetë shumë e dobishme për disa persona: Në një studim të vitit 2014-2015 doli që ajo bëntë mirë për mëlçinë dhe zvogëlon rrezikun ndaj kancerit. Gjithashtu 1 deri në 5 gota në ditë ulin rrezikun për një vdekje të shpejtë.

3-Sipas studjuesve, kafeja mund të rrisë dëshirën seksuale por vetëm për ata njerëz që nuk janë përdorues të përhershëm.

4-Shërben për qetësimin e dhimbjes. Një ose dy filxhanë kafe pas palestrës ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të muskujve. Sipas një studimi të 2012 ata persona që pinë kafe përpara se të ulen të punojnë në kompjuter kanë më pak dhimbje shpatullash dhe qafe. 

5-Nqs porosisni dicka pa kafeinë është momenti të kuptoni që është një gënjeshtër. Brënda saj ka kafeinë, por sasia është me e ulët.

6-Kafeja është zbuluar nga dhitë: Sipas gojëdhënave një mijëvjeçar më parë në një mal në Afrikës, një tufë më dhi mbajti zgjuar një bari pasi bënin zhurmë pasi kishin ngrënë disa bimë që dukeshin si manaferra por faktikisht ishin kokrrat e kafesë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat