Disa fakte rreth kancerit të gjirit

Shëndetësia

Disa fakte rreth kancerit të gjirit

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Muaji tetor në mbarë botën shënohet me kampanja për ngritjen e vetëdijësimit rreth kancerit të gjirit.

Një nga tetë vajza/gra në SHBA do të diagnostikohen me kancer të gjirit gjatë jetës së tyre,

Kanceri i gjirit është lloji më i shpeshtë i kancerit i diagnostikuar te gratë,

Kanceri i gjirit është shkaktari i dytë i vdekjeve nga kanceri të gratë,

Çdo vit përafërsisht 252,710 gra në SHBA diagnostifikohen me kancer të gjirit, kurse afër 50 mijë vdekje ndodhin nga ky kancer,

Sado që kanceri i gjirit është i rrallë te meshkujt,  rreth 2 mijë e 470 burra diagnostikohen brenda vitit me këtë kancer, kurse rreth 500 humbin jetën,

Mesatarisht, çdo 2 minuta një grua diagnostifkohet me kancerin e gjirit, kurse një grua vdes nga ky kancer çdo 13 minuta,

Sot në Amerikë jetojnë rreth 3.3 milionë të mbijetuar nga kanceri i gjirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat