Ky lloj virusi shkakton plagë gjenitale

Shëndetësia

Ky lloj virusi shkakton plagë gjenitale

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:55
Ilustrim

Infeksionet virale janë shkaku i shumë sëmundjeve si herpes, mononukleoza, dhimbje të nervit shiatik, grip, infeksione të frymëmarrjes, zorrëve, shytat, AIDS, lythat, ethet e verdha, paraliza e fëmijëve...

Ne do të listojmë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat tregojnë se cilat sëmundje, të shkaktuara nga viruset, janë më të zakonshme.

- Dy të tretat e popullsisë së botës, 3.7 miliardë më të rinj se 50 vjeç - kanë një virus që shkakton ftohjen.

- Herpes simplex virus 1 (HSV-1) mund të shkaktojë plagë gjenitale. Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, seksi oral është mënyra kryesore përmes së cilës ky virus i pashërueshëm transmetohet nga personi në person.

Sipas revistës "PLOS One", barra globale nga virusi HSV-1 është i madh dhe vetëm në vitin 2012 rreth 140 milionë njerëz të moshës 15-49 vjeç ishin të infektuar me këtë lloj virusi.

Në SHBA, 49% e grave (178 milionë) dhe 39% e burrave (142 milionë) kanë HSV-1, shkalla më e ulët rajonale në botë, ndërsa normat në Afrikë janë 87% dhe pothuajse 60% në Azinë Juglindore.

Herpesi gjenital - HSV-2 - është gjithashtu i lidhur me infeksione seksualisht të transmetuara dhe është i pranishëm në një numër të madh njerëzish në botë.

Edhe pse shumë njerëz në mbarë botën kanë probleme me infeksionet virale, jo të gjitha ato janë kërcënuese për jetën. Mënyra e shëndetshme e jetesës dhe ushqimi i shëndetshëm me shumë vitamina nga pemët dhe perimet, rrit imunitetin e organizmit.

Përveç forcimit të imunitetit, ka gjithnjë e më shumë vaksina dhe ilaçe antivirale që ndihmojnë trupin të merret me viruset për të luftuar infeksionet virale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat