Viktimat e sulmeve seksuale mund të preken nga hipertensioni, insomnia dhe depresioni

Shëndetësia

Viktimat e sulmeve seksuale mund të preken nga hipertensioni, insomnia dhe depresioni

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:07
Ilustrim

Të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë rrezik shumë më të lartë që të preken nga sëmundje afatgjate siç mund të jenë hipertensioni, insomnia dhe depresioni, ka treguar një studim ri.

Ky publikim është ndër të parët që ka analizuar pasojat a sulmeve seksuale në një ambient klinik.

Më shumë se një në tre gra kanë përjetuar sulm seksual, një në pese është përdhunuar dhe rreth 75% prej tyre janë ngacmuar seksualisht në vendet e punës.

Shumë studime paraprake kanë treguar se të mbijetuarat kanë pasoja pas sulmit, mirëpo deri më tani këto raporte janë bazuar në të dhëna të raportuara nga vetë viktimat.

Studimi i ri i realizuar nga Shkolla e Mjekësisë Pitt ka analizuar 300 gra. Gjetjet tregojnë se ato ishin sulmuar seksualisht kishin gjasa për dy herë më të larta që të vuajnë nga hipertensioni dhe insomnia, si dhe gjasat për tre herë më të larta të preken nga depresioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat