Frutat që ju ndihmojnë të humbni në peshës

Shëndetësia

Frutat që ju ndihmojnë të humbni në peshës

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Ditët e sotme e dëgjojmë shpesh se frutat duhen shmangur nga dieta pasi kanë shumë karbohidrate dhe na shtojnë kilogramë të padëshiruar.

Mirëpo kjo nuk vlen për të gjitha frutat sepse disa prej mund të ndihmojnë në humbjen e peshës falë fibrave, një lëndë ushqyese që ju mban të plotë dhe të kënaqur me pak kalori.

Më sipër ju do të gjeni frutat që janë plot fibra dhe ju ndihmojnë të humbni peshë.

Molla

Mollët e ëmbla dhe të shijshme janë të ngarkuara me fibra, që ju mbajnë të ngopur dhe rregullojnë sheqerin tuaj në gjak. Gjithashtu molla ndihmon në ndërtimin dhe riparimin e muskujve.

Portokalli

Portokallët janë të pasur me fibra. por edhe me ujë duke ju mbajtur të hidratuar dhe frenojnë dëshirën për ushqim.

Grejfrut

Grejpfruti përmban naringin, një kompleks qëmund të ulë sheqerin në gjak dhe të promovojë humbjen e peshës.

Pjepri

Pjeprat e verdhë janë idealë për humbje peshe, sepse janë të pasur në fibra dhe të ulët në sheqer, pavarësisht faktit se ata janë të ëmbël. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot fibra, mbushni një pjepër me kos grek me proteina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat