Ky test 20 minutësh është gjashtë herë më efektiv për të zbuluar sëmundjet e zemrës!

Shëndetësia

Ky test 20 minutësh është gjashtë herë më efektiv për të zbuluar sëmundjet e zemrës!

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:06
Ilustrim

Një test i ri që zgjat vetëm 20 minuta është gjashtë herë më efektive për të zbuluar sëmundjet e zemrës sesa metodat tradicionale. Ky test i cili nuk ka një emër specifik është në gjendje të diagnostikojë çrregullimet që shkaktohen nga problemet me enët e gjakut të zemrës. Këto enë gjaku shpesh janë shumë të vogla dhe prandaj është e vështirë që të zbulohet me metodat standarde. Gjashtë muaj pasi testi është përdorur për të diagnostikuar dhe trajtuar pacientët, është raportuar më pak dhimbje kraharori dhe një cuilësi më e mirë jetese.

Shkencëtarët e Universitetit të Glasgow argumentojnë se testi duhet të përdoret si standard kur një pacient ankohet për dhimbje kraharori. Ky test përfshin kalimin e një teli të hollë dhe fleksibël në zemrën e pacientit për të vëzhguar enët e gjakut. Kjo metodë u përdor te 151 pacientë me dhimbje kraharori e njohur si angina e cila kishte një diagnozë të pacaktuar bazuar në testet standarte.

Dhimbja e kraharorit ndodh kur zemra nuk merr sasinë e duhur të oksgjenit bashkë me qarkullimin e gjakut.Nga studimi gjysma e pacientëve u trajtuan me testin standard ndërsa pjesa tjetër me testin e ri dhe u dol në përfundimin se personat që ishin diagnostikuar me testin e ri kishin gjashtë herë më shumë mundësi që të kishin një diagnostikim më të saktë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat