Paralajmërohet një hap i madh në diagnozën e sëmundjeve të zemrës

Shëndetësia

Paralajmërohet një hap i madh në diagnozën e sëmundjeve të zemrës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 19:02
Ilustrim

Me metodën e re të analizës së incizimeve të bëra me tomografi të kompjuterizuar (CT) parashikohet se cilët pacientët preken nga një sulm në zemër për vite përpara se të ndodhë një gjë e tillë.

Shkencëtarët e Oksfordit zhvilluan teknologji në bashkëpunim me institucionet në Gjermani dhe SHBA duke përdorur algoritme për të studiuar yndyrën e akumuluar rreth arterieve koronare të përshkruara në imazhet CT.

Yndyrat ndryshojnë kur arteria është e prekur nga inflamacioni dhe mund të shërbejë si paralajmërim i hershëm në 30% të sulmeve në zemër.

"Nëse mund të identifikoni aritmitë e zemrës, atëherë mund të tregoni se cila arterie do të shkaktojë një atak në zemër," thotë profesori Karalambos Antoniades pranë Universitetit në Oksford. Me teknologjinë e re, kjo është e mundur nëse analizohen incizimet CT. Mjekët do të jenë në gjendje të parashikojnë se cilat arteriet kërcënohen nga mbyllja. Shumica e sulmeve të zemrës shkaktohen nga akumulimi i yndyrës në brendësi të arterieve që ngushton venat, zvogëlon kalimin e tij dhe rrjedhjen e gjakut në zemër.

Për momentin, imazhet e CT iu tregojnë mjekëve vendin ku arteria është ngushtuar tashmë për shkak të akumulimit të yndyrës, por me teknologjinë e re mjekët do të jenë në gjendje të parashikojnë se cilat arteriet kërcënohen nga mbyllja.

Shkencëtarët shpresojnë se metoda e re do të marrë miratimin nga autoritetet në të dy anët e Atlantikut brenda një viti.

Ndryshe, sulmet në zemër dhe tru janë dy shkaqet më të mëdha të vdekjes në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat